×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola nuk shfaqet në konferencë për media, kjo është arsyeja

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 14:53

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk do të marrë pjesë në konferencat për media.

    Klubi ka njoftuar se pas testimeve të kryera për koronavirus spanjolli dyshohet se ka rezultuar pozitiv edhe pse akoma nuk dihet saktësisht, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kështu, si masë parandaluese Guardiola ka anuluar konferencën për media dhe do të presë rezultatin e testit tjetër të kryer deri nesër.

    Vlenë të cekët se përhapja e madhe dhe e shpejt e variantit të ri të koronavirusit në Angli po shkakton shumë telashe.

    Madje, sipas vendimit të fundit të marrë nga Premierliga të gjitha klubet janë të detyruara të kërkojnë tifozëve dëshminë e vaksinimit para hyrjes në stadium.

    Nëse situata do të vazhdoj të përkeqësohet ka mundësi që të gjitha skaudrat do të dërgohen në një pauzë gjatë dimrit, derisa situate të vihet nën kontrollë./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!