Sane është i lirë të largohet nëse dëshiron sipas Guardiolës, por deri më tani – ai s’ka treguar një dëshirë të tillë.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka insistuar se ai dëshiron që Leroy Sane të qëndrojë në “Etihad Stadium”, por do të flasë me klubin nëse anësori kërkon largimin.
23-vjeçari iu bashkua Man Cityt në vitin 2016 nga Schalke, por nuk ka qenë gjithmonë zgjidhja e parë për Pep Guardiolën, transmeton gazetaexpress. Bayern Munich interesohet për sulmuesin gjerman, të cilit i garanton një vend në 11-she.
“Javë më parë, drejtori sportiv Txiki [Begiristain] më tregoi se (marrëveshja e kontratës) ka qenë shumë afër. Por tani nuk është. Tani është më ndryshe. Është siç është”, tha Guardiola.
“Dua që lojtari të qëndroj. Ai s’më ka thënë asgjë. Ky është realiteti. Nëse troket në derë dhe më thotë se dëshiron të largohet, atëherë do të flasim me klubin. Duam që ai të qëndrojë sepse duam t’ia zgjasim kontratën për më shumë se një vit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.