Pep Guardiola ka ironizuar paksa me Liverpoolin pas humbjes që skuadra e tij Manchester City e pësoi nga Norwich
Norwich e mposhti Man Cityn me rezultat 3-2 duke shkaktuar befasinë e javës në Premier Ligë, shkruan Reporteri.net
Pas ndeshjes Guardiola ka dhënë një deklaratë ku ka uruar Liverpoolin për fitimin e Premier Ligës.
“Jemi në shtator… a do ta bëjmë këtë? Në rregull atëherë: Urime Liverpool, ju jeni kampion”, ka thënë Guardiola.
Tekniku spanjoll ka thënë se skuadra e tij do ta rimerr veten pas humbjes nga Norëich.
“Por jemi vetëm në shtator. Do ta rimarrim veten. Natyrisht kemi lëshuar pikë. Sa keq që edhe me Tottenham lëshuam pikë sepse bëmë lojë shumë të mirë,”.
Kujtojmë që Liverpooli është në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa City ka 10 pikë dhe është në pozitën e dytë pas pesë xhirove të zhvilluara. /Reporter.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.