×
  • Sport
  • Sport

    Haaland nuk e harron vendlindjen, dërgon 175 pako me dhurata për fëmijët në Norvegji

    Reporteri
    04 Shtator 2023 | 18:13

    1000 futbollistë të rinj në Norvegji nën moshën 12 vjeçare morën një pako me dhurata nga Erling Haaland

    Ylli i Manchester City nuk ishte i pranishëm personalisht për t’i dhënë këto dhurata që ju dërguan çdo klubi futbolli në komunën e Time në Norvegji, vendi ku sulmuesi është rritur.

    Çdo fëmijë ka marrë një top futbolli, fanellë, çantë futbolli, një shishe për të pirë ujë, një brend që Haaland e ka krijuar dhe investuar në të. Çdo pako ka pasur vlerën e 1500 krunave norvegjeze, rreth 140 euro.

    Ylli norvegjez ka vazhduar aty ku e la sezonin e kaluar, pasi që deri tani ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje të Premier Ligës ku në ndeshjen e fundit shënoi het-trik kundër Fulhamit.

    Sulmuesi 23 vjeçar në aksion pritet të shihet me Kombëtaren e tij Norvegjinë që luan një miqësore më 7 shtator para se të luajë kundër Gjeorgjisë, ndeshje kjo kualifikuese për Euro 2024 që zhvillohet më 12 shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!