Erling Haaland ua ka bërë nga një dhuratë shokëve të tij te Borussia Dortmundi, stafit të trajnerëve dhe punonjësve tjerë pasi ia dha lamtumirën klubit gjerman.
Sipas “Bild”, norvegjezi u ka dhuruar nga një orë “Rolex” të personalizuar 33 personave (ish-bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve).
Sipas raportimeve, një orë e këtij lloji ka kushtuar rreth 15 mijë euro.
Haaland nga një dhuratë të tillë ua bëri edhe punonjësve në klub (ku përfshihen kuzhinierët, fizioterapeutët dhe këshilltarët).
20 punonjës thuhet se pranuan si dhuratë nga një orë “Omega” me vlerë rreth 7 mijë eurove.
21-vjeçari për këto dhurata në total ka shpenzuar 635 mijë euro.
Kujtojmë se Erling Haaland nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Manchester City.
Ai me klubin anglez ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.