Arsene Wenger e ka hedhur poshtë çdo mundësi të kthehet në Arsenal në çfarëdo mënyre, madje as për t’i shikuar ndeshjet e ish-klubit, si dhe e ka pranuar se ndihet i lumtur që e pa Liverpoolin duke dështuar ta përsërisë sezonin e Arsenalit të tij të pamposhtur.
Francezi nuk punon si trajner më që prej se i dha fund pushtetit 22-vjeçar në Londrën veriore në verën e vitit 2018.
Tri herë fituesi i Premierligës me Arsenalin pritej t’i kthehej zejes së trajnerit, por s’e ka bërë një gjë të tillë deri tani.
Tani, Wenger është duke punuar si shef i zhvillimit të futbollit global në FIFA.
I pyetur nëse do të kthehej në Arsenal, qoftë si tifoz, Wenger u përgjigj për beIN SPORTS: “A do të kthehesha në Emirates Stadium? Gjithmonë i kam thënë vetes se Arsenalin do ta lë përgjithmonë. Këtë vendim e kam marrë”.
“E kam drejtuar këtë klub në 1.235 ndeshje, kam pasur ditë të mirë dhe të këqija atje, por gjithmonë jam përpjekur t’i mbroj vlerat e klubit. Dhe mendoj se ia kam dalë”, shtoi ai.
I pyetur nëse është i lumtur që Liverpooli nuk mundi ta përfundojë sezonin si skuadër e pamposhtur, të cilën e ka arritur vetëm Arsenali i tij në Premierligë, Wenger tha: “Po, ishte një farë lumturie”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.