Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qenë i ftuar në emisionin Oxygen te Besim Dina.
Ai ka folur për futbollin e Kosovës në përgjithësi dhe për hapat që ka shënuar Kombëtarja e Kosovës vitin e fundit, shkruan Reporteri.net
Duke folur për futbollistët e Kosovës, konkretisht për lojtarin më të mirë të saj, Milot Rashicën, Ademi ka zbuluar një detaj interesant për yllin kosovar.
Ademi ka thënë se Milot Rashica kërkohet së paku nga 7-8 klube nga Premierliga angleze, por si duket një ekip nga Bundesliga do t’i fitojë shërbimet e tij.
“Rashica është një prej futbollistëve që është i kërkuar dikund nga 7-8 klube të Anglisë, por si duket Bayerni (Munchen) nuk po don me e lanë me dalë prej Gjermanisë. Unë besoj që edhe këtë sezon do të luaj në Werder Bremen”, ka thënë Ademi.
Momentin e gjeni nga minuta 01:30′
Ndryshe për Rashicën është interesuar skuadra gjigante nga Portugalia, Benfica e cila kërkon zëvendësuesin e Joao Felix i cili pritet të largohet në drejtim të Atletico Madridit.
Benfica ka ofruar 18 milionë euro në drejtim të Werderit për Rashicën, por ka qenë i shpejtë reagimi i klubit të cilët e kanë refuzuar ofertën e tyre./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.