×
  • Sport
  • Sport

    ‘Habitet’ Chelsea, zbulon aksidentalisht transferimin e ri në klub

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 11:39

    Edhe pse janë të dënuar nga FIFA dhe UEFA, Chelsea pritet që ta zyrtarizojë transferimin e Mateo Kovacic nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtarë.


    Kroati ishte huazuar vitin e kaluar në klub, me mundësi blerjeje në fund të sezonit, gjë që nënkupton që Chelsea mund ta blejë Kovacicin këtë verë, shkruan Reporteri.net

    Të shtunën, Chelsea zbuloi aksidentalisht transferimin e kroatit në klub, por ishin të shpejtë për ta fshirë postimin, anipse kjo nuk iu ka ikur tifozëve dhe gazetave angleze.

    Kuptohet që Chelsea dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e kroatit në Stamford Bridge për 40 milionë funte.

    Zyrtarizimi i kroatit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!