×
  • Sport
  • Sport

    Hadërgjonaj pas ndeshjes me Çekinë: Dhamë maksimumin nga vetja jonë, por nuk arritëm atë që deshëm

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 15:39

    Florent Hadërgjonaj një ditë pas ndeshjes ka reaguar pas humbjes 2:1 ndaj Çekisë me çka edhe u eliminuan nga Kampionati Evropian, ndërsa do ta kenë edhe planin B, me anë të Ligës së Kombeve.


    Ai ndër të tjera falënderoi tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme.

    “Dhamë maksimumin nga vetja jonë, por nuk arritëm atë që deshëm. Gjithsesi e kemi një tjetër mundësi dhe do ta bëjmë të pamundurën për të shkuar në Euro 2020. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhanë” – u shpreh Hadërgjonaj në profilin e tij në Facebook.

    Kosova do të ndeshet me Anglinë të dielën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!