Florent Hadërgjonajt nuk i intereson se në cilën pozitë do të luajë në ndeshjen kundër Çekisë pasi e rëndësishme për të është vetëm që të jep kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës
Në dy stërvitjet e fundit të Kosovës, Florent Hadërgjonaj është provuar që të luajë si mbrojtës i majtë nga Bernard Challandes dhe të shtunën ai me gjasë do të luajë në këtë pozitë, edhe pse pozita natyrale e tij është e mbrojtësit të djathtë, shkruan Reporteri.net
“Unë disa ndeshje i kam luajtur edhe në anën e majtë në Angli. Gjithsesi, preferoj pozicionin tim por për Kosovën nuk refuzoi asgjë. Do të jetë trajneri që vendos” ka thënë Hadërgjonaj në konferencën e fundit për shtyp.
Mbrojtësi i Huddersfieldit tutje ka treguar se nesër do të analzojnë në detaje Çekinë për t’ia zbuluar pikat e dobëta.
“Nesër do t’i bëjmë analizat dhe të shohim ku e kanë forcën më të madhe kundërshtari në mënyrë që aty t’i kundërvihemi,” përfundoi Hadërgjonaj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.