×
  • Sport
  • Sport

    Haj medet haj: Fillimisht i rrahën dhe pastaj fituan ndeshjen në tavolinë, ku tjetër veçse në Kosovë

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 13:56

    Klubi Futbollistik “Mati” ka fituar ndaj Elite me rezultat zyrtar 3-0, ndeshje kjo e cila ishte ndërprerë për shkak se pjesëtarët vendas kishin rrahur futbollistët dhe tifozët e skuadrës mysafire.


    Javë më parë ishte zhvilluar një ndeshje me shumë polemika në kuadër të Ligës së Tretë në futbollin kosovar, e cila përfundoi me rrahje të lojtarëve dhe shikueseve.

    Ekipi i Matit kishin sulmuar skuadrën mysafire madje duke i lënë edhe lëndime të rënda trupore.

    Dje është marrë vesh që Komisioni i Garave ka vendosur që fitoren në tavolinë t’ia japë skuadrës sulmuese.

    Mati përveç kësaj fitore në tavolinë, këto ditë ka pësuar një humbje të thellë 12-3 nga Podujeva.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!