×
  • Sport
  • Sport

    Hajde dallëndyshe, hajde: Po festonte golin si i çmendur, sulmuesi i Serie A për pak sa nuk i thyen hundët

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 14:31

    Nuk janë të rralla rastet kur futbollistët ekzaltohen më shumë sesa që duhet gjatë festimit të golave.


    Një rast i tillë ka ndodhur vikendin që lam pas kur sulmuesi i Sassuolos, Francesco Caputo përpak sa nuk i theu brinjët dhe të merrte lëndime serioze, shkruan Reporteri.net

    Ai po festonte golin kundër skuadrës SPAL, ndërsa në tentim për të kaluar reklamat rreth fushës dhe për të shkuar tek pjesa e tifozëve ai u rrëzua mjaft keq.

    Caputo vendosi njërën këmbë mbi mbajtëset e reklamave gjë që shkaktoi rrëzimin e tij.

    Ndërsa të shpejtë ishin tifozët nëpër rrjetet sociale të cilët nxorën anën qesharake të kësaj ngjarjeje.

    Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!