×
  • Sport
  • Sport

    Hajde Nostradamus, hajde: Gazetari kosovar e qëlloi edhe mënyrën se si do të shënohej goli ndaj Malit të Zi

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 19:12

    Gazetari dhe moderatori i njohur i RTV Dukagjinit, Durim Xhema e ka qëlluar njërin golashënues të ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.


    Kosova fitoi mbrëmë me rezultat 2-0 falë golave nga Amir Rrahmani dhe sulmuesit shtatlartë, Vedat Muriqi, shkruan Reporteri.net

    E moderatori sarkastik i televizionit të Dukagjinit, gjatë një prognoze rreth ndeshjes Kosovë – Mali i Zi, ai jo vetëm që e qëllon njërin golashënues, por edhe mënyrën se si do të shënonte.

    “Unë gjithë menoj që gol për Kosovën mundet me shënu Rrahmani, një mbrojtës fantastik, mirëpo i gjatë edhe goditjet me kokë i ka shumë të rrezikshme, kështu që prej një ndalimi të lojës, një krosim i bukur, Rrahmani me kokë një prej golave sonte sigurt ka me shënu”, ka thënë ai gjatë një transmetimi direkt.

    E kështu edhe doli të jetë, pasi Rrahmani shënoi një gol të bukur me kokë pas një krosimi nga rivënia nga këndi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!