Trajneri i Baselit, Marcel Koller, ka vendosur ta lërë sulmuesin kosovar, Edon Zhegrovën, në stol për ndeshjen kundër Meyrinit, në kuadër të 1/16 të finales së Kupës së Zvicrës.
Pasi kishte mbetur në stol për Baselin për të gjithë ndeshjen në duelin e parë në kuadër të Kupës së Zvicrës, kundër Pully Football, Edon Zhegrova do të shpresojë se të paktën këtë herë do të aktivizohet në lojë nga stoli.
Pasi luajti vetëm 15 minuta në ndeshjen e fundit të Baselit, kundër Luganos, Edon Zhegroa luajti 56 minuta në ndeshjen e Kosovës kundër Çekisë dhe pastaj mbeti në stol për ndeshjen kundër Anglisë.
Në stol do ta nisë edhe ndeshjen e sotshme kundër Meyrinit, mirëpo ai do të shpresojë ta ketë mundësinë të luajë të paktën gjatë minutave të fundit të pjesës së dytë dhe ta dëshmojë veten para trajnerit të tij.
Our starting-XI for today’s game! #FCBasel1893 #zämmestark #MEYRINFCB pic.twitter.com/0dLqecnxma
— FC Basel 1893 ?? (@FC_Basel_en) September 14, 2019
Zhegrova nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje të këtij sezoni të Superligës së Zvicrës, duke mbetur jashtë skuadrës plotësisht një herë, ndërsa dy herë nuk u përdor as nga stoli. Në tri ndeshjet e tjera, ai u inkuadrua nga stoli dhe luajti gjithsej 53 minuta.
Zhegrova është i huazuar në Basel nga Genku deri në fund të këtij sezoni, mirëpo klubi zviceran e ka opsionin për ta blerë atë në fund të marrëveshjes për huazim nëse dëshiron.