×
  • Sport
  • Sport

    Hakan Sukur kërkon një vend pune në Itali: Erdogan më mori çdo pasuri që kisha krijuar, do të doja ta kisha një rast

    Reporteri
    13 Nëntor 2021 | 17:52

    Futbollisti legjendar turk Hakan Sukur së fundmi ka pasur një kërkesë për klubet në Itali, duke kërkuar që ta ndihmojnë dhe t’i japin një rast, pasi ai ka mbetur pa asgjë.

    Futbollistit të njohur i është ndaluar kthimi në Turqi dhe i është konfiskuar e gjithë pasuria pasi kritikoi publikisht Recep Tayyip Erdoganin.

    Sukur u largua nga Turqia dhe filloi të shiste specialitete turke në një furrë buke në Kaliforni, më pas voziti edhe taksi për të mbijetuar. Ai mbeti pa milionat që i kishte fituar me futboll.

    Në një intervistë për Italian Sportweek, ai aplikoi te klube italiane për ta punësuar.

    “Historia ime është shumë e vështirë dhe ata morën gjithçka që investova në Turqi. Erdogan më ftoi të bashkohem me partinë e tij për të fituar më shumë vota dhe më pas më shndërruan në armik të shtetit”.

    “Më morën gjithçka, më dëbuan, më arrestuan babanë. Vetëm sepse nuk ndaja të njëjtat ide si ai”, ka treguar Sukur.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Hakan Şükür (@hakansukur54)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!