×
  • Sport
  • Sport

    “Hakerat” futen në llogarinë e Barcelonës – “Neymar po kthehet”

    Reporteri
    15 Shkurt 2020 | 20:49

    Ata i kanë dalë përsëri ashtu si vite më parë.


    “OurMine” kanë thyer lllogarinë e Barcelonës në rrjetin social ‘Twitter’.

    Ata kanë lënë disa mesazhe pasi e kanë bërë një veprim të tillë për herë të dytë, pasi ia kishin arritur edhe disa vite me parë.

    “Përshëndetje, jemi OurMine. Lexuam disa mesazhe private dhe duket se Neymar do të kthehet”, “Përshëndetje, jemi OurMine. Niveli i sigurimit është më i mirë, por ende jo më i miri”, janë disa nga shkrimet që ata kanë lënë në faqe, derisa kanë shkruar edhe “#Bartomeuout”, duke i kërkuar largimin nga Barcelona.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!