×
  • Sport
  • Sport

    Halimi: Jam i lumtur për golin pasi ngjalli shpresë, por ndaj Spanjës shumë e vështirë

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 7:25

    Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, ka folur pas ndeshjes me Spanjën ku pësuam humbje me rezultat 3-1.


    Halimi shënoi një supergol në këtë takim, foli për këtë shënim, por edhe për ndeshjen në përgjithësi.

    “Jam shumë i lumtur që kam shënuar atë gol, që i kam dhënë pak shpresë të gjithëve. Por jemi të dëshpëruar sepse ato 5 minuta pas golit kishim më shumë shpresa, por Spanja është nivel shumë më lart dhe ishte e vështirë”.

    “Të gjithë tifozët duhet të jenë me neve dhe na japin forcë për në të ardhmen”.

    “Shumicën e ndeshjeve i kam luajtur në atë pozicion si sonte dhe unë besoj që gjithmonë e jap maksimumin, kam fituar edhe topa në pjesën e parë, por me Spanjën është e vështirë dhe çdo lojtar i këtij pozicioni do ta kishte pasur të vështirë”, deklaroi Halimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!