Lewis Hamilton ka triumfuar në Çmimin e Madh të Rusisë, duke përfituar nga gabimet e pilotëve të Ferrarit.
Dy “kokëkuqet” e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme garën, fale një strategjie perfekte të skuadrës, me Vettel që mori kryesimin që në fillim. Mirëpo makina e gjermanit shfaqi një problem teknik, me drejtuesit e garës që urdhëruar futjen në pistë të makinës së sigurisë, duke i dhënë mundësi Hamiltonit që të përfitonte, pasi nuk kishte bërë asnjë pit-stop dhe e pa veten i pari.
Leclerc tentoi gjithçka për të parakaluar pilotin britanik, por në një pistë si kjo e Sochit ishte e pamundur, madje i dyti e kaloi vijën e finishit piloti tjetër i Mercedesit, Bottas.
Hamilton rikthehet te fitorja pas 3 garave, duke forcuar pozitat në krye të klasifikimit të përgjithshëm me 322 pikë, 73 pikë më shumë se Botas dhe +107 nga Leclerc.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.