Ju me siguri se keni dëgjuar për mallkimin e Drake, por jo edhe për atë të Divock Origit
Anthony Joshua, Serena Williams, Conor McGregor, Layvin Kurzaëa, Paul Pogba, Pierre-Emerick Aubameyang, Sergio Aguero dhe Jadon Sancho kanë qenë viktima të mallkimit të Drake, shkruan Reporteri.net
Të gjithë këta që kanë bërë foto me reperin kanadez në ndeshjet e tyre të radhës kanë humbur.
Por, tani është harruar mallkimi i Drake dhe po përmendet ai i Origit.
Divock Origi ka shënuar sezonin e kaluar ndaj skuadrave si Everton, Wolves, Watford, Newcastle, Barcelona e Tottenham.
Por, çfarë po ndodhë këtë edicion me këto skuadra ndaj të cilave ka shënuar sulmuesi i Liverpoolit.
Everton
Kush mund ta harrojë golin e Origit në minutnë e 96-të në derbin lokal të luajtur në Anfield?
Këtë edicion, Evertoni ka fituar vetëm dy ndeshje në Premier Ligë dhe Marco Silva po lufton që ta mbajë vendin e punës.
Wolves
Origi shënoi gol kundër tyre në rundin e tretë të FA Cup.
Këtë edicion Wolves akoma nuk ka fituar asnjë ndeshje dhe është në vendin e 19-të në Premier Ligë.
Watford
Origi shënoi ndaj ëatfordit në fitoren 5-0 në Anfield.
Ashtu si Wolves, edhe ëatford nuk ka fituar asnjë ndeshje dhe është në fund të tabelës me trajnerin Javi Garcia që është pranë shkarkimit.
Newcastle
Një tjetër gol krucial për Liverpoolin e kishte shënuar Origi ndaj Newcastles në fitoren 3-2 dhe kështu mbajti gjallë shpresat e ‘Të Kuqve’ për titull të Premier Ligës edicionin e kaluar.
Këtë edicion ‘Laraskat’ janë në vendin e 17-të me pesë pikë nga gjashtë ndeshje.
Barcelona
Origi gjithmonë do të mbahet mend për dy golat e shënuara ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin që përmbysi katalunasit në Anfiled duke i mposhtur 4-0 ani pse ndeshja e parë e luajtur në Camp Nou i takoi spanjollëve që fituan 3-0.
Këtë edicion Barça po thyen rekorde negative dhe ka startin më të dobët në kampionat në dy dekadat e fundit. Katalunasit kanë fituar vetëm tri ndeshje nga gjashtë të mundshmet. Ata gjithashtu kanë humbur në finalen e Kupës së Mbretit edicionin që shkoi.
Tottenham
Origi shënoi edhe ndaj Tottenahmit në edicionin e kaluar dhe atë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ku ‘Të Kuqtë’ triumfuan 2-0 në Madrid.
Dhe Spurs akoma nuk e kanë marrur veten.
Ata janë 10 pikë prapa Liverpoolit, barazuan me Olympiakosin në Ligën e Kampionëve si dhe u eliminuan nga Colchester në Carabao Cup.
E nëse kthehemi tek disa fakte të së kaluarës atëherë e kuptojmë se sa i frikshëm është mallkimi i Origit.
Belgu gjatë edicionit 2015/16 shënoi ndaj ëest Brom, Aston Villës dhe Stoke Cityt. Që të tri këto klube më pas ranë nga Premier Liga.
Në edicioni pasues ai shënoi ndaj Sunderlandin dhe Middlesbrough, të cilët poashtu ranë nga një kategori më poshtë.
Ky është një paralajmërim për klubet ane kënd botës që të mos e lejojnë Divock Origin që të shënojë!/Reporteri.net/