×
  • Sport
  • Sport

    Hasani optimist: Kemi kualitet që ta mposhtim Çekinë

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 17:12

    Florent Hasani beson se Kosova ka kualitet të mjaftueshëm për ta mposhtur Çekinë


    Kosova do të përballet me Çekinë të shtunën në Fadil Vokrri në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, shkruan Reporteri.net

    Florent Hasani në konferencën për shtyp është shfaqur tejet optimist se Kosova mund ta fitojë duelin me Çekinë.

    “Debutimi me Kosovën? Këtë e vendos trajneri, kurse sa i përket mungesave dihet se pothuajse kryesorët na mungojnë, por në ekip kemi edhe lojtarë tjerë që presin të japin kontributin e tyre për kombëtaren,” ka thënë Hasani.

    “Kemi kualitet që ta mposhtim Çekinë, edhe pse dihet se është një Kombëtare me përvojë, por me ekipin që kemi besoj se mund të marrim tri pikë.

    Ai tutje ka thënë se dy ndeshjet me Çekinë do të jenë vendimtare sa i përket kualifikimit në Euro 2020.

    “Mendoj se ndeshjet me Çekinë brenda dhe jashtë do të jenë vendimtare për Kosovën,” përfundoi ylli kosovar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!