Boksieri Haxhi Krasniqi, është rikthyer me një fitore të madhe pas një mungese prej një vit e gjysmë.
Ai arriti ta mposhtë numrin një në Belgjikë Timur Nikarkhoev, duke e detyruar që ta dorëzojë luftën.
Krasniqi, ka treguar maturi dhe formë të lartë gjatë meçit.
Pas fitores, boksieri 35 vjeçar tha se fitoren ia dedikon shqiptarëve.
“Përshëndetje shqiptarët e mi, gjithmonë me shpirt edhe zemër kuq e zi, më keni mbështet gjithmonë, jeni forca dhe energjia jem. Ia dedikoj vendit tim. Kam pa disa mysafirë, si Baci Rifat nga familja legjendare. Faleminderit për mbështetje”, tha Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.