Boksieri kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi do të përballet me gjermanin Stefan Haertel për titull të Evropës (EBU) në peshën super të mesme në fund të këtij viti.
Ky do të jetë rimeç mes dy boksierëve që janë pjesë të kompanisë promovuese gjermane SES Boxing.
Në përballjen e parë mes tyre, në maj, Krasniqi kishte pësuar me vendim unanim me pikë nga Haertel, duke e humbur titullin e Evropës. Krasniqi dhe stafi i tij kishin kontestuar atë fitore të Haertelit.
“Haertel boksoi mirë në meç të parë, por ai nuk fitoi. Në raundin e fundit gati sa nuk e nokautova. Pa atë plagë që mora në raundet e para, me siguri se do ta nokautoja”, ka thënë Krasniqi për faqen zyrtare të SES Boxing.
Krasniqi 32-vjeçar ka bilanc prej 49 fitoresh (17 KO) e gjashtë humbjesh. Haertel 31-vjeçar ka 18 fitore e një humbje në karrierë.
Haertel ishte paralajmëruar se mund të boksojë me Juergen Braehmerin, mirëpo të martën është konfirmuar rimeçi me Haxhi Krasniqin.
“Unë do ta mposht Robinin sërish. Herën e dytë do të jetë fitore më bindëse”, ka thënë Haertel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.