×
  • Sport
  • Sport

    Haxhi Krasniqi kthehet në ring, përballë do ta ketë numrin një të Belgjikës

    Reporteri
    23 Janar 2023 | 22:42

    Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi, do të kthehet në ring më 25 shkurt në arenën “Audi Dome” në Munich të Gjermanisë.

    Lajmin e ka dhënë vet Haxhiu i cili tha se kundërshtar do ta ketë numrin një të Belgjikës, Timur Nikarkhoev.

    “Së bashku më mua në atë mbrëmje do të boksojnë edhe shumë boksier shqiptar (siq janë: James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj)”, ka thënë Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se biletat për këtë mbrëmje të boksit shqiptar mund të sigurohen përmes linkut duke klikuar KËTU.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!