Haxhi Krasniqi do të mundohet ta fitojë meçin me Stefan Hartel në tentimin e dytë, pasi herën e parë, vitin e kaluar, meçi ishte anuluar
Haxhi Krasniqi synon ta mbrojë titullin e kampionit evropian në meçin e 11 majit kundër shokut të skuadrës tek SES, Stefan Hartel, shkruan Gazeta Express.
Boksieri kosovar do të mundohet ta fitojë meçin me boksierin gjerman në tentimin e dytë, pasi meçi i parë, i paraparë të zhvillohej vitin e kaluar, ishte anuluar pasi Hartel ishte infektuar dhe më pas Krasniqi e kishte gjetur menjëherë kundërshtarin tjetër, spanjollin Ronny Landaeta, të cilin e kishte mundur pa problem në nëntor të vitit që shkoi.
Ky meç do të zhvillohet në sallën “Stadthalle Magdeburg” në qytetin e Magreburgut muajin e ardhshëm.
32 vjeçari synon ta mbrojë brezin e artë evropian më 11 maj, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit botëror.
Nga ana tjetër, për Hartel kjo do të jetë ndoshta mundësia e fundit për ta fituar titullin evropian.
Ai i ka fituar 17 nga 18 meçet e zhvilluara deri tash në boksin profesionist, ndërsa e kishte humbur meçin kryesor të karrierës nga shoku i skuadrës tek SES, Adam Deiner vetëm me pikë.
Nga ana tjetër, Haxhi Krasniqi është duke ushtruar intensivisht për këtë meç që nga fillimi i këtij viti dhe duket se është i gatshëm për këtë sfidë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.