×
  • Sport
  • Sport / Nis nga ora 23:00

    Haxhi Krasniqi sonte përballet me bokserin portugez Silva

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 9:44

    Robin Haxhi Krasnqi do të rikthehet sonte në ring, ku do të boksojë kundër portugezit, Jorge Silva.

    Meçi zhvillohet në “Neue Sporthalle”, në Augsburg të Gjermanisë, dhe pritet të nis nga ora 23:00.

    Përballja mes tyre është e planifikuar për 10 raunde.

    Krasniqi do të ngjitet në ring pas fitores ndaj Nadjib Mohammedi, meç ky i cili u zhvillua në Prishtinë.

    Boksieri kosovar ka zhvilluar deri më tani 60 ndeshje, ku ka 53 fitore dhe shtatë humbje. 20 prej fitoreve i ka arritur me nok-aut.

    Në anën tjetër, 40-vjeçari nga Portugalia i ka 22 fitore dhe nëntë humbje në karrierë. 12 prej fitorve i ka me nok-aut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!