×
  • Sport
  • Sport

    Haxhi Krasniqi zbulon se nuk flet me Luan Krasniqin: I pata kërkuar ndihmë, nuk pati kohë të merret me mua

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 8:20

    Bokseri nga Juniku, Robin Haxhi Krasniqi, i cili u shpall kampion i botës në WBA dhe kampion i botës në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, është kthyer në Kosovë.


    Krasniqi arriti të shpallej kampion i botës në këto kategori pas triumfit ndaj Dominic Boeselit ditë më parë.

    Në “Klan Kosova”, Krasniqi është rrëfyer për shumë gjëra nga karriera e tij si dhe për të ardhmen.

    Mes të tjerash, ai ka folur edhe për legjendën e boksit, Luan Krasniqin dhe raportet që ka me të.“Luani si për të tjerët, edhe nga unë gëzon respekt dhe e kam pasur inspirim”, deklaroi Krasniqi, përcjell “Zeri.info”.“

    Me Luanin nuk kemi pasur ndonjë kontakt apo bashkëpunim. Pak i kam kërkuar ndihmë në fillim, por e kam parë që ai ishte tejet i zënë”, potencoi ai.

    “Suksesi im vjen vetëm falë punës sime, nga vetvetja”, përfundoi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!