Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi ka njoftuar se ka hapur palestrën e parë të tij, që ka qenë gjithmonë një synim i tij.
32 vjeçari tha se gjithmonë e ka pasur synim të ketë një palestër ku stërvitet vet dhe ku mund të shkojnë edhe shumë boksdashës të tjerë.
“Miq të dashur, nesër bëhet një ëndërr e imja realitet, sepse do e hapim palestrën time të parë. Gjithmonë e kam pas synim për të poseduar një palestër ku unë stërvitëm për vetën time dhe ku mund të stërviten edhe shumë boksdashës të tjerë. Kam punuar shumë gjatë për këtë dhe kam menduar shpesh herë si mund të duket palestra ime, koncepti i saj ka qenë sidomos një temë që e kam bashkbiseduar brenda ekipit timë shumë herë dhe ja ku janë të gjitha, në RK BOXING GYM. Çdo gjë është gati për 1 Tetorin dhe jamë shumë i lumtur sepse çdo gjë është bërë edhe më mirë e më bukur se që kam menduar. Pa ekipin timë dhe shoqërinë time të ngusht nuk e kisha arritur këtë dotë, prandaj jamë shumë krenar për të gjithë dhe mua më mbetët që t´ju thëm shumë shumë shumë faleminderit të gjithve”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.