×
  • Sport
  • Sport

    Hazard i bën për ‘pesë pare’ futbollistët e Realit, i trullosë në stërvitje

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 15:58

    Eden Hazard ka filluar t’i tregojë aftësitë e magjishme të tij në stërvitjet me klubin e ri të Real Madridit.


    Belgu u transferua këtë verë nga skuadra e Chelseat për shumën e 100 milionë eurove dhe bëri ëndrrën e tij realitet, shkruan Reporteri.net

    Ai ka filluar stërvitjet me klubin para 5 dite ndërsa është publikuar një video magjisë së tij.

    Belgu shihet në disa sekuenca duke i shtrirë për toke kundërshtarët e tij, duke shënuar gola e edhe duke asistuar.

    Edhe futbollistët e Realit janë shprehur se nuk kanë pasur tash e një kohë një futbollist të llojit të Hazard.

    Hazard pritet ta thotë fjalën kryesore këtë vit për klubin e ‘Los Blancos’ në sukseset që pritet t’i paraprijë ai bashkë me trajnerin Zinedine Zidane.

    Ndryshe Hazard nuk ishte transferi i vetëm këtë sezon në klub, pasi Perez transferoi edhe Luka Jovic, Eder Militao, Rodrygo Goes e Ferland Mendy./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!