×
  • Sport
  • Sport

    Hazard pas rikthimit në shtëpi e ‘thumbon’ Chelsean: Ne jemi Reali dhe mund të fitojmë

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 7:28

    Eden Hazard me Real Madridit mbrëmë luajti ndeshjen e parë kundër ish “shtëpisë” së tij, Chelseat në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.


    Në këtë ndeshje, Hazard u inkuadrua në minutën e 66-të për të zhvilluar më shumë se 25 minuta në shtëpinë e tij ku u bë i njohur në gjithë futbollin evropian, shkruan lajmi.net.

    Pas përfundimit të ndeshjes, belgu në një deklaratë të shkurtër reagoi duke thënë se nuk do të jetë aspak e vështirë, mirëpo ata janë duke menduar vetëm për kualifikimin tutje.

    “Javën tjetër në Stamford Bridge, nuk do të jetë e lehtë. Por ne jemi Real Madrid dhe mund të fitojmë”, tha Hazard.

    Takimi i dytë mes dy skuadrave do të zhvillohet më 5 maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!