×
  • Sport
  • Sport

    Hazard tregon se kush e bindi atë që t’i bashkohet Realit

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 14:06

    Eden Hazard ka zbuluar se tekniku i Realit, Zinedine Zidane kishte biseduar me të para tre vjet, kjo para se belgu të transferohet për çmimin 89 milionë euro gjatë kësaj vere.


    Gjithashtu belgu e pranoi se ai kishte një marrëdhënie të zbehtë me Jose Mourinho gjatë kohës së tij në Chelsea, shkruan Reporteri.net.

    Hazard më në fund nënshkroi për gjigantët spanjollë gjatë verës, pas rikthimit të Zidane në ‘Bernabeo’.

    28 vjeçari, pranoi se mësoi shumë nga Zidane, pasi në ‘ Youtube’, kishte shikuar lëvizjet golat dhe gjithçka tjetër në fushën e lojës që francezi i zhvillonte.

    “Unë nuk kam folur shumë me të,” tha fillimisht belgu.

    “Hera e parë që e takova atë ishte në Euro 2016 në Francë. Ai më kishte thirrur. Ai më tha: “Do të ishte mirë sikur të vish”.

    “Kur Zidane ju thërret, është serioze. Kështu unë nuk e refuzova atë”, përfundoi Hazard.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!