×
  • Sport
  • Sport

    Hëngri 3 herë bukë e piu 20 birra, tifozi anglez mbetet pa fjalë kur e pa faturën

    Reporteri
    16 Nëntor 2019 | 13:39

    Njëra ndër Kombëtaret më të mëdha në botën e futbollit dhe gjysmëfinalistja e Kupës së Botës 2018, Anglia, do të arrijë sot në Kosovë, për ndeshjen që nesër do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.


    Kosova do ta presë nesër në orën 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë Kombëtaren e Anglisë, për ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

    Tifozët e Anglisë tashmë kanë arritur në Kosovë për ta përcjellë ekipin kombëtar të tyre.  Çmimet e lira dhe mirëpritja në Kosovë u ka bërë, për çka kanë dhënë vlerësimet e tyre në rrjetet sociale, shkruan Reporteri.net.

    Njëri prej tyre është shprehur i impresionuar se si për një shumë prej 30 eurosh, ka shijuar tri ushqime të ndryshme dhe rreth, 20 birra. Ai e ka cilësuar Kosovën si vendin më të mirë në botë.

    “Hëngra tri herë bukë dhe rreth 20 birra dhe i shpenzova vetëm 30 euro, Kosova është vendi më i mirë në Tokë”, ka shkruar tifozi me emrin Josh Pownall. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!