Të shumta ishin postimet e krerëve shtetërorë e partiak, por asnjëri nuk mori mundin që të shkonte t’i priste në aeroport xhudistet kosovare që bënë kryeqytetin francez të frymonte shqip.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në GrandSlamin prestigjioz të Parisit në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova siguroi medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë.
Ndërsa, ato sot u rikthyen në vendlindje, aty ku askush nuk i priti.
Kosova mbylli aventurën në Paris me dy medalje nga tre xhudiste sa morën pjesë. Vetëm Laura Fazliu nuk arriti të fitonte medalje
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.