×
  • Sport
  • Sport

    Hidhet shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, mësoni skuadrat që do të përballen në mesjavën e ardhshme

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 14:52

    Sot (e martë) në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në praninë e anëtarit të KE-së, Xhelal Broja, Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për rrethin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.


    Fillimisht të pranishmit në emër të presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së i përshëndeti Xhelal Broja, i cili u dëshiroi suksese klubeve në këtë rreth të garave, derisa më pas kryetari i KG-së, Avdyl Bellopoja shpjegoi procedurat e tërheqjes së shortit, ku 10 klubet e Superligës dhe tri skuadrat e para të renditura në grupet respektive të Ligës së Parë u përfshin në njërën vazo, derisa skuadrat e tjera në vazon tjetër.

    Pas tërheqjes së shortit dolën këto çifte:

    Besa – Istogu

    Vushtrria – Drenica

    Flamurtari – Drenasi

    Prizreni – Feronikeli

    Vitia – Ferizaj

    Onix – Llapi

    Ulpiana – Liria

    Vëllaznimi – Trepça ‘89

    FC A&N – Kika

    Vllaznia Pozheran – Dukagjini

    Drita – Trepça

    Kosova VR – Prishtina

    Gjilani – KEK-u

    Ramiz Sadiku – Arbëria

    Malisheva – 2 Korriku

    Dardana – Ballkani

    Ndeshjet për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!