×
  • Sport
  • Sport

    Hidhet shorti për Kampionatin Evropian U19, Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 14:19

    Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për Kampionatin Evropian U19 që do të mbahet në vitin 2023.

    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 e ka gjetu vetën në Grupin e tretë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    ‘Dardanët’ do të përballen me Ukrainën, Suedinë dhe Çipron.

    Kurse kombëtarja e Shqipërisë është pozicionuar në Grupin e shtatë, bashkë me Rusinë, Belgjikën dhe Spanjën.

    Këto takime do të zhvillohen në kuadër të eleminatorëve për Kampionatin Evropian.

    Të gjitha ndeshjet e e grupit të shtatë do të luhen në Belgjikë, pas dakordimit të të gjitha federative dhe UEFA-së.

    Me poshtë gjeni të gjitha grupet me ekipet përkatëse./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!