×
  • Sport
  • Sport

    Higuain i përgjigjet ofertës për t’iu bashkuar Romës

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 17:32

    Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka hedhur poshtë mundësinë e një transferimi në Romë.


    Gjatë fillimit të sezonit të kaluar, Higuain u huazua te AC Milan dhe pas dështimit për të bërë një ndikim atje, ai u bashkua me Chelsean në huazim. Por paraqitjet e tij në Stamford Bridge gjithashtu nuk ishin të mira, ndërsa ai tani është kthyer në Juventus.

    Edhe pse raportet e një dite më parë thonin se Roma dhe Juventus janë pranë marrëveshjes për Higuain, sic mëson Calciomercato, argjentinasi i ka thënë ‘jo’ një lëvizje të mundshme.

    Higuain dëshiron të presë oferta nga jashtë përpara se të marrë një vendim të mundshëm për të ardhmen e tij.

    Kjo ka çuar në ngrirjen e bisedimeve mes klubeve dhe ndërsa Juventusi ende dëshiron Zaniolon, Roma po kërkojnë një tarifë të lartë për të lëshuar sensacionin italian. Mundësia e përdorimit të Higuain nuk do të funksionojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!