×
  • Sport
  • Sport

    Higuain tregon se si ka ndryshuar Ronaldo që nga koha kur ishte në Real Madrid

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 8:16

    Gonzalo Higuain beson se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është bërë më i pjekur që nga koha kur ata kishin luajtur bashkë në Real Madrid.


    Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo janë ribashkuar në Torino, pasi dyshja i fitoi tre tituj me gjigantin e La Ligës, Real Madridin, para se argjentinasi t’i bashkohej Napolit në vitin 2013, transmeton Gazeta Express.

    Pasi më vonë iu bashkua Juventusit në vitin 2016, ndërsa Ronaldo u transferua në klubin italian në vitin 2018, Higuaini u huazua në Milan për gjysmën e parë të sezonit të kaluar e pastaj në Chelsea për pjesën e dytë.

    Higuain dhe Ronaldo, i cili e fitoi titullin e Serisë A qysh në sezonin e tij debutues në Itali, tani janë bashkuar sërish nën trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarrin. Së fundi, argjentinasi e lavdëroi partnerin e tij në sulm.

    “Ne veçse kishim luajtur bashkë në Real Madrid. Shumë vite kanë kaluar dhe unë e kam gjetur një lojtar tjetër, një person më të pjekur, me familje”, tha Higuain në një intervistë të dhënë për Fox Sports.

    “Unë e shijova mundësinë që të luaj përkrah tij në të kaluar dhe jam i kënaqur që jemi kthyer bashkë sërish”.

    Higuain ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021 dhe i ka bërë pesë paraqitje në Serie A këtë sezon. Ai e ka shënuar një gol deri më tani, përderisa Juventusi radhitet në pozitën e dytë në tabelë, pas Interit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!