×
  • Sport
  • Sport

    Historike: UEFA ia beson FFK-së organizimin e këtij turneu evropian

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 15:30
    UEFA

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se prej datës 23 deri më 29 mars do të jetë organizatore e turneut të Grupit 5 të rrethit të dytë kualifikues për Kampionatin Evropian 2022 për Kombëtaret U17 në konkurrencën e femrave, transmeton Reporteri.net.

    Ndërkaq, kjo është hera e parë që UEFA ia ka besuar FFK-së organizimin e një turneu të tillë të ekipeve kombëtare, e ku krahas Kosovës marrin pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Sllovenia. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

    Njoftimi i plotë i FFK-së:

    21 mars, 2022 – Federata e Futbollit e Kosovës prej 23 deri më 29 mars do të jetë organizatore e turneut të Grupit 5 të rrethit të dytë kualifikues për Kampionatin Evropian 2022 për Kombëtaret U17 në konkurrencën e femrave. Kjo është hera e parë që UEFA ia ka besuar FFK-së organizimin e një turneu të tillë të ekipeve kombëtare, e ku krahas Kosovës marrin pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Sllovenia. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Vashat e Kosovës të drejtuara nga Kushtrim Munishi sot kanë mbajtur stërvitje në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku është punuar me përkushtim në synimin për një tjetër paraqitje të suksesshme, pasi në vjeshtën e kaluar arritën ta fitojnë grupin kualifikues.

    Orari i ndeshjeve
    23 mars, 2022
    Gjermania – Kosova; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00
    Sllovenia – Austria; stadiumi “Zahir Pajaziti”, ora 15:00

    26 mars, 2022
    Gjermania – Sllovenia; stadiumi “Zahir Pajaziti” ora 12:00
    Austria – Kosova; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00

    29 mars, 2022
    Austria – Gjermania; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 12:00
    Kosova – Sllovenia, stadiumi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!