×
  • Sport
  • Sport

    ‘Hithat’ ia bëjnë sefte në Superligë, ‘Xhebrailat’ dhe ‘Legjendat’ fitojnë me rezultat identik

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 16:35

    Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll të cilat u luajtën sot


    Dukagjini nga Klina e ka shijuar fitoren e parë në kampionat ku mposhti Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0, shkruan Reporteri.net

    Heroi i ‘Hithave’ në këtë takim ishte Husein Demiri, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 40-të.

    Ballkani nga Suhareka po vazhdon me fitore dhe viktima e radhës ishte Ferizaj. ‘Xhebrailat’ fituan 2-1 në udhëtim me golat e Baftiut dhe Maganit. Për Ferizajn realizoi Edon Sadriu.

    Kryendeshja e kësaj u luajt në Drenas ku kampioni aktual, Feronikeli priti Llapin. ‘Legjendat’ fituan 2-1 me golat e Zhdrellës dhe Pefqelit, ndërsa për Niklin shënoi Zeka.

    Llapi me Ballkanin janë në krye të tabelës pas 8 javësh me të dy skuadrat që kanë grumbulluar nga 17 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!