×
  • Sport
  • Sport

    Hitzfeld i del në krahë Shaqirit: Ai ka shpirt artisti, duhet të mirëmbahet si një lule

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 16:56
    Switzerland's German head coach Ottmar Hitzfeld (R) thanks midfielder Xherdan Shaqiri after leaving the field during the Euro 2012 football qualifier Switzerland against Montenegro, on October 11, 2011, in Basel. AFP PHOTO / FABRICE COFFRINI (Photo credit should read FABRICE COFFRINI/AFP/Getty Images)

    “Lojtarët ofansivë si Shaqiri duan më shumë afërsi. Ata janë si bimët. Si lulet të cilat duhesh t`i kultivosh, t`i mirëmbash. Ata janë artistë, të cilët do të të japin gjithçka në fushë, nëse ti di t`iu qasesh ashtu si duhet”


    Njeriu që mendohet se ka meritat më të mëdha për ngritjen e Shaqirit dhe Xhakës në lartësitë ku ata janë sot, është Ottmar Hitzfeld. Ish trajneri i Skuadrës Nacionale të Zvicrës, gjermani tashmë 70 vjeçar, flet në blck.ch lidhur me “munguesin më të madh” të javës së kaluar në ndeshjet kualifikuese të Nati-t për Evropianin 2020, Shaqirin. Hitzfeld e ka përcjellë atë për pesë vite, prandaj di se çfarë flet.


    “Xherdani gjithmonë ka luajtur duke synuar zemrat e shikuesve pasi që ai e ka gjallëruar lojën dhe ka pasur çapkënllëkun e vet. Nga natyra. Ai ka një karakter të mirë dhe është i ndërgjegjshëm. Ndonëse fare në fillim ka qenë pothuajse i turpshëm, që nga fillimi është integruar mirë në ekip. Është një lojtar ekipor, i cili mund t`i aktivizojë të tjerët.

    Por, i pyetur nëse Shaqirit i duhet më shumë kultivim ose përkujdesje se të tjerëve, Hitzfeld thotë: ”lojtarët ofansivë si Shaqiri duan më shumë afërsi. Ata janë si bimët. Si lulet të cilat duhesh t`i kultivosh, t`i mirëmbash. Ata janë artistë, të cilët do të të japin gjithçka në fushë, nëse ti di t`iu qasesh ashtu si duhet. Mbrojtësit, ër shembull, janë disi më brutë, të shumtën edhe për nga vetë karakteri”, thotë më tutje Hitzfeld.

    “Shaqiri ka nevojë për mbështetjen e trajnerit. Që ai ndonjëherë edhe t`ia hedhë krahun që t`i japë atij forcë. Kjo gjë për mua ka qenë e vetëkuptueshme”.

    Imazh i ngjashëmPyetjes së gazetarit nëse mund ta imagjinojë që Shaqiri mund të jetë xheloz për faktin se Xhaka do të bëhet kapiten pas Lichsteinerit, Hitzfeld i përgjigjet se ai i ka përjetuar ata dy si kolegë mes vete që e kanë gjetur veten në ekip, transmeton albinfo.ch. Ata kanë pasur tek unë vlerë të barabartë. Inler dhe Benaglio kanë qenë kapitenët e mi.

    Se si mund të ndikojë një vendim i tillë, i cili e vendos njërin mbi tjetrin, nuk mund ta vlerësoj pasi që nuk e kam përjetuar. Por, në kujtim më mbetet loja e parë e Granitit. Kjo, për faktin se para lojës në Wembley kundër Anglisë unë e pata pyetur: “Dhe, a ke besim se e bën?”. Ai, posa kishte mbushur 18 vjeç, më tha, pothuajse i fyer: “E pse jo?”. Kjo më pati impresionuar shumë, se sa i pjekur ishte ai për moshën e tij. Dhe unë jam i bindur se ai, së bashku me Xherdanin ka meritat për një të ardhme të madhe të Nati-t”, përfiundon Ottmar Hitzfeld.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!