×
  • Sport
  • Sport

    Hmm, nxehet keq Xhaka: Mbylleni gojën!

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 10:47

    Arsenali dje e mposhti në udhëtim Frankfurtin me rezultat 3-0 në kuadër të fazës së grupeve të Europa Ligë, në një ndeshje ku Granit Xhaka ishte në fushë për 90 minuta


    Tifozët e Arsenalit pas çdo dështimi të skuadrës së tyre kanë vetëm një fajtor, Granit Xhakën, shkruan Reporteri.net

    Në rrjetet sociale ylli nga Prishtina është njëri nga më të kritikuarit nga fansat e Arsenalit, edhe pse nëse flasim realitetin ai nuk është gjithnjë fajtor për dështimet e skuadrës.

    Pas barazimit 2-2 me Wolvesin fundjavën që shkoi Xhaka kishte dhënë një deklaratë ku tha se skuadra nuk tregoi karakter.

    E pas ndeshjes së mbrëmshme Xhaka me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se skuadra e tij tregoi karakter.

    Por, sot 26 vjeçari ka vendosur përsëri që t’iu kundërpërgjigjet atyre që po e kritikojnë atë.

    Ai ka publikuar një foto ku shihet së bashku me Bukayou Saka duke u thënë tifozëve ‘Mbylleni gojën’.

    Ndryshe, Arsenali në këtë vikend luan në shtëpi kundër Aston Villës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!