Roberto Bakaj, boksieri me famë ndërkombëtare, gjatë intervistës së tij të fundit, u shpreh se ishte ‘luan mbi luanët’ pas ndeshjes së tij të fundit kundër një serbi, të cilin e hodhi në tokë pa ndjenja.
Madje pas ndeshjes, serbi shkoi me urgjencë në spital që të trajtohej për dëmtimet e rënda që mori nga boksieri shqiptar.
“Kisha një barrë të rëndë mbi supe, sepse kishte shumë shqiptarë të pranishëm dhe unë duhej t`i bëja krenar ata. Ai ishte kundërshtar i fort, ishte luan dhe kjo ishte e dukshme por ka luan mbi luanët. Kur e kapën grushtat e mi breshëri, ai nuk rezistoi dot të qëndronte në këmbë”, tha ai për ‘Glamour Zone’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.