×
  • Sport
  • Sport

    Hoxha: S’ka logjikë që delegatët aktual ta zgjedhin kryetarin e ri të FFK-së

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 21:02

    Juristi Fatos Hoxha beson se s’do të ishte e logjikshme që kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës ta zgjidhnin delegatët aktual, të cilëve u skadon afati së shpejti.


    Posti i Agim Ademit si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vitin 2022 është vënë në dyshim nga Arianit Ahmeti, i cili është shkarkuar nga posti i zëvendëssekretarit të Federatës.

    Ahmeti pretendon se Agim Ademi nuk ka mandat katërvjeçar deri në vitin 2022, por vetëm deri ne vitin 2020 pasi që mandati i tij është vetëm vazhdim i mandatit të Fadil Vokrrit të ndjerë. Ai thotë se e ka mbështetjen e 41 prej gjithsej 59 delegatëve në FFK për ta rrëzuar Ademin nga posti i presidentit të FFK-së.

    Megjithatë, Fatos Hoxha beson se delegatët aktual nuk do të duhej të kenë të drejtë ta zgjedhin një kryetar të ri, pasi që mandati i tyre skadon qysh në fillim të vitit 2020 dhe ata do ta zgjidhnin kryetarin dhe menjëherë do t’u skadonte mandati

    “Për mua është e pakuptimtë, s’ka logjikë… delegati që shkon ta japë nënshkrimin për një kryetar, i cili ka mandat. Por, hala s’i kemi parë letrat e nënshkrimeve”, ka thënë Hoxha në emisionin sportiv Favorit në T7.

    “Tash edhe numri i delegatëve në fund të stinorit ndryshon. Katër klube bijnë nga Superliga, ata i kanë tetë delegatë, por kur të bijnë nga liga i kanë më pak. Nuk ka nevojë të ngutemi tani sepse tani do të ndryshojë edhe struktura organizative e delegatëve”.

    “Pse duhet të ngutemi për zgjedhje të reja? Ne nuk i dimë shkaqet e arsyeshme për këtë situatë. Ne i dimë vetëm shkaqet të cilat kanë dalë në opinion, por ndoshta ka shkaqe të tjera, të cilat ne nuk i dimë, për të cilat po kërkohet shkarkimi i kryetarit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!