Për yllin e KB Rahovecit, Musab Mala është një ditë e vështirë, kjo pasi në të njëjtën ditë kanë ndërruar jetë gjyshja dhe daja i tij.
Një gjë të tillë Mala e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook.
Por, Musabi ka vendosur të luftojë dhimbjen dhe është nisur për në Rahovec ku do t’i bashkohet skuadrës në derbin e madh ndaj Pejës, raporton Rahoveci24.
Ndeshja luhet sonte me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në kuadër të javës së 24-të.
Musab Mala është basketbollist 25-vjeçar nga Mitrovica që luan në pozitën e organizatorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.