×
  • Sport
  • Sport

    Humbi derbin dhe lidershipin, Munishi reagon pas ndeshjes me Dritën

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 16:06

    Drita e ka mposhtur sot Ballkanin me rezultat 2-1 dhe kështu ka rrëzuar nga froni suharekasit të cilët ishin lider gjatë gjithë sezonit deri tani


    Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes nga Drita, shkruan Reporteri.net

    “Përgjithësi paraqitja ishte e mirë, hiç dy episode ku kemi stërvit më së shumti, aty muj me thënë një pakujdesi edhe zotësia e Rexhës se luan shumë mirë në ajër. Ndryshe jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve, vazhdojme tutje”, tha fillimisht Munishi për “Art
    Sport”.

    “Këto janë ndeshje derbi, duhet të ishim më të vëmendshëm, kemi lojtarë me përvojë nuk duhet të lëm të ndodhin ato situata. Jam shumë i kënaqur dhe me referimin”

    Pas kësaj ndeshje Ballkani ka humbur vendin e parë në tabelë dhe gjendet në të dytin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!