×
  • Sport
  • Sport

    Humbi penalltinë, lojtari kërcënohet me vdekje

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 23:37

    Uilliam Tesijo është lojtari i Kombëtares së Kolumbisë i cili humbi penalltinë gjatë ndeshjes kundër Kilit në Kupën e Amerikës.


    Por, pasi humbi penalltinë, në adresë së Tesijo kanë ardhur jo vetëm ofendime, por dhe kërcënime me vdekje për të dhe familjen e tij.

    Ka qenë gruaja e futbollistit Daniela Mehia, ajo që ka bërë publike kërcënime që janë bërë ndaj tyre.

    Sipas saj, disa prej kërcënimeve lidhen edhe me ish-mbrojtësin Andres Eskobar, po nga Kolumbia, i cili pasi shënoi një autogol në vitin Botërorin e 1994, u vra vetëm disa ditë më pas, raporton opinion.al.

    Në fakt, Tesijo humbi penalltinë e pestë ndaj Kilit, dhe goditjet e 11-metërshave përfunduan me shifrat 5-4 në favor të Kilit, që kaluan në gjysmëfinale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!