Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ka zbuluar se para se Gattuso të bëhej trajner, te Napoli kishte shumë probleme në skuadër.
Ai ka thënë se problemet që kanë qenë brenda zhveshtores dhe jashtë saj, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e këtij edicioni.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka theksuar se nën udhëheqjen e trajnerit Gattuso, janë më të përqendruar në stërvitje dhe lojë.
Me Gattuson në krye të shtabit teknik, Hysaj 25-vjeçar, e ka kthyer edhe vendin e titullarit.
Ai këtë edicion, në të gjitha garat ka luajtur vetëm në 12 ndeshje, derisa ka kontratë deri në vitin 2021./Koha/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.