Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit solli emocione të forta mbrëmjen e djeshme për tifozërinë shqiptare.
Pas golit të parë të Zvicrës nga futbollisti, Xherdan Shaqiri, një tifoze në stadium bëri shqiponjën me duar.
Ky gjest i tifozes shqiptare nuk ju pëlqeu atyre serdh të cilët kanë njoftuar rojet e sigurisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozja Anila Mahalla ka treguar se ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë. Ajo u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.