×
  • Sport
  • Sport

    I merr milionat tek klubi ku luan, por ylli i Premierligës e bën punën ‘bërllok’ me një taksist

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 17:06

    Mesfushori i kombëtares angleze, Ross Barkley është zënë nga paparazit duke folur me policinë në Liverpool pas një mosmarrëveshje me një taksist në orët e vona.


    Sipas Daily Mirror, Barkley ishte shoqëruar nga një eskortë e policisë afër një pike ku mund të nxjerrte para nga bankomati dhe ta paguante taksistin, shkruan Reporteri.net

    Aryseja qesharake mendohet të jetë, për atë që siç thuhet, një mosmarrëveshje rreth disa patateve të skuqura që iu derdhën në kabinën e shoferit.

    Raportet thonë se Barkley dukej i dehur dhe siç thuhet tutje, kalimtarët e rastit ishin të argëtuar nga i gjithë incidenti.

    Mesfushori i Chelseat përfundoi duke e paguar taksistin, thotë Mirror, por dukej se mosmarrëveshja në taksi nuk ishte zgjidhur në atë kohë.

    Barkley kishte vazhduar të thoshte se nuk do të paguajë. Nuk kam para, nuk do të paguajë.

    Por, më pas, i shoqëruar nga eskorta e policisë, Barkley ishte dërguar në një pikë bankomati ku tërhoqi para dhe e pagoi shoferin.

    Ky episod i keq për Barkleyn vjen vetëm një ditë larg ndeshjes shumë të rëndësishme që Chelsea e zhvillon në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës franceze Lille./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!