Manchester United ka filluar përgatitjet parasezonale para një jave ndërsa është në vigjilje të ndeshjes së parë miqësore.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të luajë sot nga ora 13:00 kundër Perth Glory në ‘Optus Stadium’, shkruan Reporteri.net
Ajo çka është e veçanta e kësaj sfide është se skuadra modeste e Perth Gloryt ka thirrur tre djem të shkollës së mesme për arsye se skuadra nuk ka mundur të mbledhë futbollistë mjaftueshëm.
Trajneri i kësaj skuadreje Tony Popovic ka ftuar dy djemtë e tij, Kristianin, 17 vjeçar dhe Gabrielin 15. Joshua Rawlins, gjitashtu 15 vjeçar, pritet të jetë në bankën rezervë.
“Unë kam dy djem të cilët mund të përfshihen – ne ende duhet të shohim për këtë”, ka thënë Popovic.
Ndryshe, Ole Gunnar Solskjaer po përballet me vështirësi për t’i mbajtur yjet si Paul Pogba e Romelu Lukakun në klub.
Pogba është top-prioritet i Zinedine Zidane tek Real Madridi, ndërsa Lukaku është objektiv i Antonio Contes tek Interi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.