×
  • Sport
  • Sport

    I pari i referëve të Kosovës kanos gazetarin në Stadiumin “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 23:22

    Kryetari i Komisionit të gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Kosovës, Përparim Hasani, tentoi të sulmonte fizikisht gazetarin e redaksisë së gazetës online “Insporti”, Arbnor Luta, sonte në stadiumin “Fadil Vokrrin”, ku po zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet KF Dukagjinit dhe KF Llapit.


    Hasani, ish gjyqtari i njohur i elitës së futbollit tonë, tentoi të sulmonte gazetarin Luta, por fal ndërhyrjes së shefit të sigurimit të stadiumit, Patriku Mazreku më e keqja u evitua.

    Ngjarja ka ndodhur në ashensorin e stadiumit, në të cilin ishin tre persona. Në ashensor ishin gazetari Luta, shefi i sigurimit të stadiumit dhe një zyrtar i FFK-së.

    Luta ishte në përcjellje nga Mazreku duke u larguar nga stadiumi. Në këtë moment, Hasani u vërsul në drejtim të Lutës duke e ofenduar dhe kërcënuar se do të ketë punë me të, ani pse sonte nuk kishin fare kontakt me të apo ndonjë punë zyrtare.

    Pas ndërhyrjes së Mazrekut, Luta u largua nga stadium

    Si ndodhi ngjarja?

    Gazetari Arbnor Luta ishte i akredituar sipas të gjitha rregullave të FFK-së për këtë ndeshje dhe ishte duke e përcjell ndeshjen.

    Zyrtarët për medie nga ana e FFK-së i kërkuan gazetarit të Insportit dhe disa medieve tjera, që të vendosen në vendet e tyre, ashtu siç u janë caktuar nga zyra për medie e FFK-së.

    Pas një bisede me shefin e sigurimit të stadiumit, i cili i kërkonte Lutës të vendosej në vendin e tij, megjithatë gazetari ynë vendosi të lëshonte ndeshjen në mënyrë të qetë, dhe gjatë futjes në ashensor ndodhi e gjithë ngjarja.

    Gjatë momentit të incidentit zyrtarja Erza Hasanaj, ia largoi dokumentin e akreditimit nga qafa, pa vullnetin e gazetarit Luta, i cili ishte në presion nga babai i saj.

    Erza Hasani është e bija e Përparim Hasanit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!